Surprise Me!

INSTAT: Ekonomia u rrit me 4.45% ne tre muajt e pare

2018-06-29 0 Dailymotion

Ekonomia shqiptare është rritur me 4.45% për tre muajt e parë të këtij viti, ku ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit vendas e ka patur sektori i energjisë elektrike.

Energjia ka kontribuar në më shumë se gjysmën e prodhimit kombëtar, përkatësisht me 2.42 %. Në ndryshim me një vit më parë, hidrocentralet kanë rritur ndjeshëm prodhimin për shkak të shtimit të reshjeve, e ka ndikuar direkt edhe në rritjen e eksporteve të energjisë.

Hoteleria dhe shërbimi ushqimor janë grupi i dytë më i madh që kanë peshën kryesore në rritjen ekonomike, ndërsa dega e ndërtimit, në ndryshim me disa tremujorë më parë ka patur një rritje modeste në nivelin 2.1%.

Vlerë të shtuar në ekonomi kanë sjellë edhe aktivitetet shkencore dhe artistike, ndërsa komunikacioni dhe aktivitet financiare janë në rënie krahasuar me një vit më parë.

Buy Now on CodeCanyon